Vetëm 12 njësi janë prodhuar, një prej tyre po shitet për dy milionë dollarë – Maserati MC12 Version Corse
Ka pak vetura që ju bëjnë të keni përzierje të emocioneve, por këtë e ofron Maserati kur bëhet fjalë për modelin MC12, pasardhësin e modelit brilant MC20, e këtë konstatim e ndajnë shumë njohës së kësaj fushe.
Maserati MC12 Versione Corse nga viti 2006 është nxjerrë në shitje, e bëhet fjalë për një nga 12 njësitë e vetme të prodhuara, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë bartë numrin serik 003, është i bazuar në modelin sportiv MC12 GT2, derisa ADN-ja e tij sportive vërehet në shikim të parë falë pamjes agresive si nga brenda ashtu dhe jashtë.
MC12 Corse u zhvillua në vitin 2006 për klientë privatë që duan të ndjenjë adrenalinën në pistë. Për bazë ishte marrë modeli sportiv MC12 GT1 që e triumfoi FIA GT gjatë të po të njëjtit vit.
Adhuruesit e Maserati e konsiderojnë si një veturë me performansa të larta, pasi atë e vë në lëvizje motori 6 litërsh V12 që prodhon 744 kuaj-fuqi.
Peshon vetëm 1.134 kilogramë dhe shpejtësinë prej 0-200 kilometra në orë e arrin për 6.4 sekonda. Motori është i pajisur me ndërruesin me gjashtë shpejtësi, derisa fuqia motorike bartet në rrotat e pasme.
Të gjithë ata që duan të kenë këtë veturë në garazhin e tyre, këtë mund ta bëjnë gjatë 27 janarit kur edhe do të prezantohet në ankand dhe pronari i ri për ta realizuar ëndrrën e tij duhet t’i ndajë 2 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Citroen prezanton furgonin me dy koka
Publikohet videoja që tregon se Ferrari 296 GTB arrin një shpejtësi më të madhe sesa mendohet
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Mercedes zbulon se çfarë motori do të përmbajë modeli i ri CLE63
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron