LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 10 për qind e njerëzve të infektuar me coronavirus zhvillojnë antitrupa, thotë një ekspert

Vetëm 10 për qind e njerëzve të infektuar me coronavirus zhvillojnë antitrupa, thotë një ekspert

Vetëm 10 për qind e njerëzve që janë të infektuar me coronavirus zhvillojnë antitrupa, thotë një ekspert.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, profesori Karol Sikora, njëherit këshilltar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha se shumica do të përballeshin me një rezultat negativ nga një test i antitrupave, edhe pse kanë qenë të infektuar me coronavirus.


Karol Sikora, a former World Health Organisation director, said the majority of people would have a negative result on an antibody test, even though they have had the coronavirus

Ai tha se nëse njerëzit zhvillojnë antitrupa janë me të vërtet të privilegjuar, pasi ata kanë të ngjarë të jenë imun, dhe nuk ka gjasa të infektoheni përsëri apo ta transmetojnë sëmundjen tek dikush tjetër.

Eksperti u shpreh se vetëm 10 për qind e të infektuarve kanë antitrupa, por nuk do të thotë që vetëm 10 për qind e tyre janë infektuar.

Komentet e ekspertit erdhen pas studimeve që tregojnë se shumica e njerëzve që shërohen nga coronavirusi gjenerojnë një rezultat të dobët ndaj antitrupave kundër COVID-19.

Studiuesit nga Universiteti Rockefeller në “New York City”, shikuan mostrat e plazmës së gjakut nga 149 pacientë të shëruar.

Ata zbuluan se shumë pak prej tyre zhvilluan antitrupa që bllokojnë virusin./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori