LAJMI I FUNDIT:

Vetë-kujdesi dhe menaxhimi i stresit gjatë krizës COVID-19: Udhëzuesi për Profesionistët e Shëndetit Onkologjik

Vetë-kujdesi dhe menaxhimi i stresit gjatë krizës COVID-19: Udhëzuesi për Profesionistët e Shëndetit Onkologjik

Në kohë kur Covid-19 infeksioni është shpallë Pandemi nga OSHB, një grup ekspertësh nga disa klinika elitare në SHBA si Mayo Clinic, Universiteti i Pensilvanisë, Qendra e Kancerit të Ohio-së, kanë formuluar një udhëzim, i cili ju ndihmon punëtorëve shëndetësor të menaxhojnë situatat stresuese me të cilët ata përballen këto ditë në punën e tyre të përditshme me valën e pacientëve të prekur nga coronavirusi

Përgatiti dhe komentoi:
Prof. Dr.dr.med. Naim Shabani
Gjinekolog-obstetër dhe Patolog
Drejtor i Klinikës Gjinekologjike Gjermane – DFK, Prishtinë


Ankthi i rritur është i zakonshëm ndërsa përballemi me Covid-19. Është një përgjigje normale, natyrore rritja e emocionet gjatë kësaj kohe pasigurie, përfshirë ndjenjën e stresuar, të shqetësuar, të trishtuar, të frikësuar, të zhgënjyer dhe të hutuar.

Sa më shumë përqendrohemi në atë që është jashtë kontrollit tonë, aq më të stresuar dhe të shqetësuar fillojmë të ndjehemi.

Mirëqenia dhe aftësia emocionale e personelit shëndetësor është thelbësore për pacientët pasi ata punojnë për të ndihmuar komunitetin gjatë pandemisë Covid-19.

Kujdesi për veten është veçanërisht i rëndësishëm nën stresin e shtuar. Ndërsa stresi rritet, aktivitetet e jetesës së shëndetshme mund të lihen anash.

Disa nga këto rekomandime për menaxhimin e stresit po ua sjellim më poshtë:

Këto janë të rëndësishme të aplikohen jo vetëm nga punëtorët shëndetësor, por edhe nga persona tjerë.

• Planifikoni dhe bëni pushime të shkurtra për t’u kujdesur për nevojat tuaja themelore.

• Disa minuta pushim gjatë një situate stresuese mund të jene tejet relaksues. Psh. një shëtitje 5-minuta mund të përmirësojë energjinë dhe përqendrimin.

• Merrni kohë çdo ditë për të bërë diçka që ju kënaq, edhe nëse vetëm për një moment të shkurtër.

• Mbani një dietë të shëndetshme.

• Mundohuni të bëni ushtrime të shkurtra qoftë, psh., zgjatja e trupit në vendin e punës.

• Bëni stërvitje të rregullt. Mundohuni të ecni ose të ngisni biçikletë deri ne vendin e punës.

• Shmangni ose kufizoni përdorimin e alkoolit dhe kafeinës.

• Monitoroni veten për lodhje të tepërt, nervozizëm, përqendrim të dobët ose ankth.

• Merrni një moment për një frymëmarrje te thelle para se të hyni në një zonë pune, psh në një dhomë pacientësh. Kjo mund të jetë e vështirë ndërsa keni veshur pajisje mbrojtëse personale si dhe maskë, por frymëmarrja e thellë është qetësuese dhe ndihmon trupin tuaj të përballojë simptomat fizike të stresit.

Nëse vëreni që keni nevojë konsultohuni me profesionist të shëndetit mendor.

Menaxhoni faktorët që dihet se ndikojnë në stres:

• Kufizoni marrjen e lajmeve negative; veprimi i tillë mund të ndihmojë në menaxhimin e ndjenjave të vështira ose shqetësuese. Futja e vazhdueshme e informacionit të frikshëm mund të krijojë më shumë stres.

• Ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë virusin Covid-19, ne mund të zvogëlojmë rrezikun e infeksionit. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose me një dezinfektues dore të bazuar në alkool; përpiquni të mbani një distancë prej 2 metrash nga dikush që kollitet ose teshtin për të parandaluar përhapjen e virusit parandaloni veten të prekni fytyrën tuaj.

• Mbështetuni te njëri-tjetrit. Ju do të jeni aty kur bashkëpunëtorët tuaj kanë nevojë për ndihmë, prandaj mbështetuni që ata të jenë aty për ju.

• Gjeni mënyra për t’u lidhur virtualisht me miqtë dhe familjen, si psh përmes medieve sociale, telefonit, ose videotelefonimit. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni stresin e punës së rëndë me të cilin ballafaqoheni këto ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori