LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Tiranë, dy 17-vjeçare humbin jetën

Vetaksident në Tiranë, dy 17-vjeçare humbin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bërzhitë, pranë Tiranës.

Dy vajza kanë humbur jetën, pasi makina me të cilin ato udhëtonin ka humbur kontrollin.


Aksidenti ka ndodhur në orën 01:00 dhe shkak mendohet se ka qenë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia. Makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një pemë. Policia thotë se automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar.

Në makinë ishin edhe dy të mitur 14-vjeç. 3 djemtë bashkë me dy vajzat po udhëtonin në rrugën e vjetër të Bërzhitës dhe po vinin drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, njofton mapo.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori