LAJMI I FUNDIT:

Veshje e natyrshme e Angelina Jolie: Si edhe çdo femër e zakonshme!

Veshje e natyrshme e Angelina Jolie: Si edhe çdo femër e zakonshme!

Ylli i Hollywodit për shëtitje dhe relaks me fëmijët dëshiron të zgjedhë natyrshëm kombinimet e lehta

Angelina Jolie (43) është fotografuar duke shëtitur me vajzën Vivienne (10) në veshje të natyrshme dhe me këpucë krejtësisht të rrafshëta, transmeton Telegrafi.


Aktorja e Hollywoodit ka shfrytëzuar rastin që për blerje me të përkëdhelurën e saj të lërë në shtëpi këpucët me taka të larta dhe të mbathë këpucë të rrafshëta.

Ka kombinuar pantallona të zeza me model të rrafshët, fanellë të hirtë dhe pallto ngjyrë bezhë, ndërsa ka zgjedhur çantën e modelit kuq-zi të zbukuruar me detaje të arta.

Gjithë veshjen e ka rrumbullakuar me syze dielli.

Është e njohur që femrat çmenden pas këpucëve të rrafshëta gjatë pranverës, mirëpo ortopedët paralajmërojnë që këpucët tepër të rrafshëta nuk janë të mira për shëndetin e shputave. /Telegrafi/