LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Taksa nuk do të hiqet pse do Serbia dhe Vuçiqi, por do të suspendohet pasi po kërkon Donald Trump

Veseli: Taksa nuk do të hiqet pse do Serbia dhe Vuçiqi, por do të suspendohet pasi po kërkon Donald Trump

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar në Zona e Debatit se taksa është njëri nga vendimet më dinjitoze të shtetit të Kosovë ka qenë vendosja e taksës, por ajo duhet të suspendohet për shkak se po kërkon presidenti i SHBA’ve, Donald Trump dhe jo Serbia e Presidenti Vuçiq.

Veseli ka thënë se pas demarkacionit vendosja e taksës ishte një nga vendimet më dinjitoze, një vendim që morri ai për këtë, por sipas tij tani po përdoret për konsum të brendshëm.


Ai tha se tani taksa nuk duhet të hiqet, por të suspendohet për 120 ditë pas kërkesave të SHBA’së dhe presidentit të saj, Donald Trump.

“Taksa është bë çështje pak bajat, sikurse demarkacioni, vendimi ma dinjitoz i shtetit të Kosovës në një rrethana të domosdoshme ka qenë vendosja e taksës, kur ne kemi vendos pasi që 2 dekada nuk na ka , shndërrimi i saj në konsum të brendshëm po na dëmton, unë jam ai që kam propozu dhe pastaj me atë letrën pas kërkesës së presidentit të SHBA’së, Donald Trump, kam thënë se taksa nuk hiqet, por të suspendohet për 120 ditë, ne nuk jemi ata që duhet të kundërshtojmë SHBA’të, prandaj taksa nuk duhet të hiqet pse do Vucic dhe Serbia, por pse po kërkon SHBA”, tha Veseli.

Veseli tha se Kosova po e dëmton Serbinë, ku deri ne 600 milionë euro po i humb vetëm në vit.

Ai tha se Vuçiq do ta ketë shumë vështirë faktin ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur.

“Po na dëmton taksa 500 milionë, 600 milionë janë importe nga Serbia në vit dhe 350 milionë që janë mallra dhe janë me origjinë nga BE, mu pak më shqetëson kur Serbia vajton, në qoftë se dikush dëshiron me ikë përgjegjësisë, me pranu faktin se Kosova nuk është Serbi, është Aleksandar Vuçiq”, tha Veseli.

“Nëse nesër hiqet taksa do të fitoj vetëm Serbia dhe Vuçiqi, i bie njëfarë nënshtrimi”, tha Veseli në Zona e Debatit.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori