LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon përfaqësuesit e bizneseve: Qeveria urgjentisht t’u dalë në ndihmë dhe të mos e bllokojë ekonominë e vendit

Veseli takon përfaqësuesit e bizneseve: Qeveria urgjentisht t’u dalë në ndihmë dhe të mos e bllokojë ekonominë e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilët ka diskutuar për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas PDK-së, kanë kaluar gjashtë muaj nga prilli, kur kjo parti ka propozuar Pakon Ekonomike që i përmbushte nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, por sipas tyre, ishte bllokuar atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqte me qeverinë.


“Avazin e vjetër të bllokadës dhe paaftësisë, po e vazhdon edhe kjo qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, cila ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një pseudo-pako ekonomike, që jo vetëm nuk i përmbushë nevojat elementare të ekonomisë tonë, por fillimisht ka mashtruar qytetarët për tërheqjen e 10 për qind të Trusit, duke premtuar rimbursim ndërsa më vonë as që e përmendi. Nga të dhënat zyrtare të mjeteve që qytetarët posedojnë në Fondin e Trustit Pensional, rezulton se një përqindje e madhe do të mund t’i tërheqin vetëm një shumë të vogël të mjeteve. Ky është mashtrim ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme. Sjellja e kësaj qeverisje është e mentalitetit bllokues dhe në mungesë të numrave të saj në Kuvendin e Kosovës për ta kaluar pakon, e ka hedhur fajin tek opozita”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK thotë se Qeveria duhet ta plotësoj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 dhe t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike.

Në fund, PDK vlerëson se në këtë gjendje pandemie, institucionet e shtetit mund të ofrojnë lehtësira fiskale dhe të eliminoj procedurat burokratike; të përkrah drejtpërdrejt ndërmarrësit e Kosovës; si dhe të shoh praktikat më të mira evropiane të tërheqjes së mjeteve të tyre nga qytetarët prej Trustit Pensional dhe mbështesë të gjitha kategoritë sociale pa dallim. /Telegrafi/