LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott 

Veseli takon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka njohur me zhvillimet politike në vendin tonë, arritjet e deritashme dhe aspiratat zhvillimore e euro-atlantike.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës, por edhe për mbështetjen e madhe në procesin e shtetndërtimit.

Veseli tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një aleat i partnerëve perëndimorë dhe mbi këtë partneritet ajo do të rrugëtojë në integrimet euro-atlantike.

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, falënderoi Veselin për pritjen e përzemërt dhe u zotua se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.​

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori