LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi presidentin bullgar Plevneliev, diskutuan për bashkëpunimin ekonomik

Veseli takoi presidentin bullgar Plevneliev, diskutuan për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Pallatin presidencial nga presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Në takimin Veseli-Plevneliev, u fol për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve, të cilat u vlerësuan si shumë të mira, por që duhen intensifikuar dhe zgjeruar sidomos në fushën ekonomike.


“Veseli e falënderoi Presidentin Plevneliev për qasjen shumë pozitive dhe përkrahëse që shteti bullgar ka pasur në vazhdimësi për Kosovën.
Ndërsa, Presidenti bullgar, theksoi se Bullgaria do të mbështes Kosovën pa asnjë rezervë në proceset integruese evropiane, sepse është në interesin e regjionit dhe vetë Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media.

Vend të veçantë në diskutim, zuri çështja e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, duke vënë në pah mundësitë dhe nevojat e këtij bashkëpunimi me interes të përbashkët, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë.

Presidenti Plevneliev theksoi se në vendin e tij ka kompani të fuqishme që kanë kapital investues dhe Kosova është një mundësi e mirë në këtë drejtim. Ndërkaq, Veseli elaboroi mundësitë ekonomike që ka vendi ynë, ambientin e të bërit biznes, kapitalin human dhe burimet natyrore./Telegrafi/

03fee0aa-c7a9-41e4-8ddd-27f2fc32c59f

ecd8e6f4-6eb7-448a-adfa-88d8e2bd3e1e