LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shqiptarët në Amerikë, urë e fuqishme e lidhjeve midis SHBA-ve dhe vendeve prej nga vijnë

Veseli: Shqiptarët në Amerikë, urë e fuqishme e lidhjeve midis SHBA-ve dhe vendeve prej nga vijnë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim asamblistin shqiptar të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

“Veseli dhe asamblisti Gjonaj diskutuan për zhvillimet politike, arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe sfidat që ajo ka para vetes.


Veseli e konsideroi të një rëndësie të veçantë integrimin dhe depërtimin e shqiptarëve në jetën politike e institucionale të vendeve perëndimore në të cilat jetojnë dhe veprojnë.

Kreu i Kuvendit tha se rasti i Mark Gjonajt është shembulli më i mirë i këtij integrimi, kjo edhe falë mundësive që shteti amerikan u jep të gjithë shtetasve të tij”, thuhet në njoftimin për media.

Veseli shtoi se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të shërbejnë si një urë e fuqishme lidhjeje midis SHBA-ve dhe vendeve prej nga vijnë.

Ai tha se diaspora vazhdon të mbetet një prej aseteve kryesore të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa theksoi nevojën për gjetjen e mënyrave për investim më të madh në Kosovë të ndërmarrësve shqiptarë në diasporë.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njoftoi kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën politike amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori