LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Serbia ka kryer gjenocid dhe dhunime në Kosovë – AKI të vërtetojë çdo lajthitje të mundshme

Veseli: Serbia ka kryer gjenocid dhe dhunime në Kosovë – AKI të vërtetojë çdo lajthitje të mundshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në vazhdim të seancës së sotme për fotografinë e publikuar sot nga Flora Brovina e cila më pas u dyshua dhe mund të ketë qenë e lajthitur, sikurse edhe deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje e cila më pas tha se familja e gruas së dhunuar e ka kontaktuar dhe ka kërkuar heqjen e fotografisë nga mediat.

Veseli u bëri thirrje deputetëve që mos të bien të gjithë në lajthitje të ndonjë lufte speciale, por të qëndrojnë të fokusuar tek iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe, pasi siç tha ai, të gjithë e dinë se Serbia ka kryer vrasje, masakra dhe dhunime në Kosovë.

Ai u shpreh me këmbëngulje që iniciativa e tij do të shkojë deri në fund dhe kriminelët serbë do të dalin para drejtësisë.

“Diçka çka duhet të jetë shumë e qartë, çfarë do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend nuk merr përgjegjësi, ajo që është kryesore, distancim dhe dënim deri në fund ka vetëm për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe nuk duhet me leju, pavarësisht qëllimit që është, me ikë nga primati i idesë për tu dënuar gjenocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, do të ishte mënyrë disfatiste dhe bash një dëshirë se nëse ka dikund një bombë të tillë të një lufte speciale me e hudhë këtu. Unë tash nuk jam në gjendje as të konstatoj e as të flas për diçka që kam qenë i painformuar dhe me supozu të vërtetën apo të pavërtetën. Por diçka ka të vërtetë dhe kjo na mbanë të gjithëve të gjallë dhe të fortë që jo menjëherë me kthy shpinën. Serbia ka kryer gjenocid. Serbia ka kryer dhunime. Serbia ka kryer vrasje. Dihen kush i ka kryer”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit deklaroi në seancë se nëse ka ndodhur ndonjë manipulim i deputeteve nga ndokush, atëherë kjo do të vërtetohet shumë lehtë nga organet përgjegjëse të sigurisë.

“Do të dalin me dhjetëra e qindra dëshmi pas sotit, edhe në këtë seancë edhe jashtë seancës, me dokumente të faktuara se ka kryer dhunime Serbia. Nuk është një, janë me dhjetëra, dhjetëra. Po ju japë fjalën se doo të kërkojë dhe do t’ua sjell këtu në seancë. Me ruajt privatësinë, por me emra e mbiemra të cilërt janë të Serbisë. Kjo është ajo që është kryesore: Gjenocidi serb, krimet serbe, dhunimet serbe kanë ndodhur. A është ajo fotografi a nuk është, ekspertizë asnjë këtu çka jemi edhe pesë vjet nuk mund t’i bëjmë. Është AKI që duhet të shikojë. Dy deputetet të cilat kanë folur, ndijë keqardhje shumë të madhe në rastin e të dyjave. Dyjat janë të lënduara shumë dhe nuk është mirë që të jenë objekt i diskutimit në këtë seancë”.

Veseli në konsultim dhe me pajtim të gjithë deputetëve prezentë, vendosën që seanca e sodit të vazhdojë të hënën në ora 10.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori