LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Qeveria të ndihmojë bizneset e sektorit privat me grante direkte

Veseli: Qeveria të ndihmojë bizneset e sektorit privat me grante direkte

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot disa ndërmarrës në Komunën e Mitrovicës për të diskutuar për sfidat që kanë bizneset në kohë pandemie dhe mungesën e ndihmës nga qeveria lokale dhe ajo qendrore.   

Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje për ndërmarrësit të cilët me punën, talentin dhe kurajën e tyre sigurojnë dhjetëra mijëra vende pune.


Ai tha se PDK është aleate e natyrshme e bizneseve private që janë shtylla e zhvillimit të ekonomisë kosovare.   Veseli tha se është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar dhe nuk iu ka ardhur në ndihmë bizneseve për të shpëtuar prej dëmeve të pandemisë.

“Gjithmonë kur sektori privat dhe institucionet bëhen bashkë ka sukses më të madh. Vetëm me një sektor privat të fuqishëm siç është edhe kompania V-Print në Mitrovicë, mund të ecë ekonomia e Kosovës, por edhe mund të kemi kapacitete më të mëdha financiare si buxhet i Republikës së Kosovës për aq sa edhe mund të punësojmë  vajza e djem, burra e gra në ndërmarrësi private. Këta janë që sot kanë nevojë më së shumti prej institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ballafaqimi me pandeminë, vështirësitë financiare të cilat i kanë për ta mbajtur prodhimin e gjatë, për t’ju dhënë pagat punëtorëve, është pikërisht kjo çfarë po flasim çdo ditë”, tha Veseli.

Drejtori menaxhues i Kompanisë “V-Print”, Visar Idrizi, pasi falënderoi kryetarin Veseli për vizitë, tha se po përballen me shumë sfida dhe nuk kanë marrë ndonjë mbështetje konkrete për ballafaqim me pasojat e pandemisë.

Lideri i PDK-së ka vizituar edhe kompaninë për prodhim të dyerëve dhe dritareve që ekziston në Mitrovisë prej katër gjeneratave të familje..

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të reflektoj dhe të bashkëpunoj me opozitën për të miratuar një pako të mirëfilltë ekonomike që i ndihmon bizneset me grante direkte në përballje me pandeinë. “Kjo gjendje e bizneseve është unijate në gjithë Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori