LAJMI I FUNDIT:

 Veseli: Pres një Gjykatë Speciale për masakrat e serbëve në Kosovë

 Veseli: Pres një Gjykatë Speciale për masakrat e serbëve në Kosovë

Në 20 vjetorin e masakrës në Lubizhdë ku ranë 14 dëshmorë dhe 40 martirë të këtij fshati, krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë kishin ardhur për të nderuar të rënët ku edhe u vendos gur themeli i kullës muze “Kulla e Qëndresës”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këtë tubim përkujtimore duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera  në Kosovë tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.


Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të hakmerret por sipas tij, duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i Gjykatës Speciale për të dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

Veseli teksa ka treguar përjetime e tij gjatë luftës me bashkëluftëtarët e tij hasian, tha se Lubizhda është porta e lirisë që i dha Kosovës në kohën e luftës besë, bukë e pushkë.

“Kemi reagime nga shteti serb duke mohuar masakrat serbe për aq sa kemi reagim nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare për qenien e tyre, por një është e qartë ky është edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, përderisa nuk do të dënohen njerëzit për krimet në Prekaz në Mehë në Obri në Reçak, Rrezallë e gjithandej Kosovës janë me qindra masakra ata pushteti serb gjithmonë do i mohoj krimet serbe ky është gabimi i bashkësisë ndërkombëtarë kjo është edhe përgjegjësi e institucioneve tona….Pres përkrahje që edhe  bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli.

“Nuk është herë e parë që Hasi është përgjakur nga armiku, në krejt historinë e armiqve Hasi e ka dhënë pjesën e vetë, pra të luftës, të nderit dhe të bukës”, tha Haradinaj.

Kryetari i fshatit Lubizhdë, Bekim Nerjovaj tha se ndonëse humbja e djemve dhe vajzave të tyre është dhimbje e madhe, në të njëjtën kohë është edhe krenari që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Sot, 20 vite më parë pjesa më e madhe e martirëve dhe dëshmorëve u maltretuan dhe u vranë në vende të ndryshme disa u vranë në Lubizhdë pranë familjarëve të tyre “, tha ai.

Ndërtimi i Kullës Muze “Kulla e Qëndresës” është përkrahur nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori