LAJMI I FUNDIT:

Veseli përsëritë kërkesën për ndërtimin e muzeve të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Veseli përsëritë kërkesën për ndërtimin e muzeve të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Migjen Kelmendi sot kanë vizituar stacionin e trenave në Prishtinë në Ditën ndërkombëtare të muzeve.

Veseli në këtë ditë kërkoi që sa më parë stacioni i trenave në Prishtinë ku u dëbuan dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë luftës të shndërrohet në muze.

“Kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës, ky është monument në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar e nuk e kanë ditur fatin e tyre. Ky monument duhet të zyrtarizohet. Më vjen keq që nuk ka ndodhur po se ka qare pa ndodhur. Ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërtojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar”, tha Veseli.

“Ne nuk e kemi ndërmjet me harru, shumë po politizohet çdo gjë në Kosovë, por dhimbja jonë është veç një, nuk ka parti, nuk ka politikë. Sot 18 maji është Dita Ndërkombëtar e Muzeve, nuk kem me heq dorë nga ideja por edhe për të pagjeturit në mënyrë të veçantë”, tha ai.

Ndërkaq, Migjen Kelmendi me këtë rast rrëfeu ditët e vështira të luftës e ku ishte njëri nga mijëra qytetarë të Prishtinës që u depërtua dhunshëm nga Kosova nëpërmjet trenit.

“Erdhëm për ta kujtuar këtë moment sepse nga këtu 50 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e veta të ndjekur nga policët e Millosheviqit, u detyruan të vijnë në këtë fushë këtu në stacion, e cila e ka humbur autenticitetin e vet me këto ndërtime të shëmtuara, ku u krijua një Prishtinë e vogël e cila e priste trenin për me ardhë për të gjetur mënyrë për të hyrë në tren e për të shkuar kushedi se ku”, tha Kelmendi.

“Ata nuk na tregonin se ku do të na vendosnin. Dikush thoshte në Ferizaj do t’i ndajnë burrat, dikush thoshte se do të na qojnë në kufi me Maqedoninë. Ai masivitet u bë që të shpërnguleshin shqiptarët nga këtu në kufi me Maqedoninë nga një kordon policie serbe. Për shkak të kësaj lufte na e pame se çfarë çmimi ka liria. Besoj shumë që propozimi i kryetarit Kadri Veseli për ta shndërruar këtë vend në muze do të jetësohet dhe do të shërbej si memorie kolektive për atë tmerr që kemi kaluar”, tha Kelmendi.

Edhe Remzi Berisha, dëshmitar i deportimeve, ka treguar se pothuajse të gjithë qytetarët e Prishtinës gjatë luftës kanë kaluar në këtë hapësirë të stacionit të trenave.

“Janë bartur kufoma nga këtu sepse kanë vdekur pleq. Krejt Prishtina kanë kaluar nga këtu, ka pasur rast që edhe kanë kaluar natën në këto shtëpi tek stacioni, kush ka mundur ka hyrë për dritare e për dere”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori