LAJMI I FUNDIT:

Veseli pas lirimit të Selimit: Mirë se vjen komandant!

Veseli pas lirimit të Selimit: Mirë se vjen komandant!

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pas lirimit të ish-komandantit të UCK-së, Sylejman Selimi ka thënë se e vërteta mund të vonojë, por gjithmonë do të triumfojë.

Veseli në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Sylejman Selimi është sinonim i së vërtetës së UÇK-së.


“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK. Mirë se vjen komandant”, ka shkruar, kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndryshe, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi është liruar me kusht. Sylejman Selimi do të lirohet sot dhe do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30 tetor të vitit 2020. /Telegrafi/