LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Nuk mund të ketë zhvillim e integrim të vendit, pa besuar në shtetin e Kosovës

Veseli: Nuk mund të ketë zhvillim e integrim të vendit, pa besuar në shtetin e Kosovës

Në Pejë, Klinë dhe Deçan janë mbajtur sot konventat hapëse të zgjedhjeve të brendshme. Në këto takime ku kanë marrë pjesë strukturat drejtuese, ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai në këto takim shpalosi orientimet e platformës se re dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen. Kryetari Veseli tha se zgjedhjet e brendshme do ta bëjnë PDK-në edhe më të fuqishme, duke ofruar pranë vetës ide inovative dhe vizionare si dhe personalitete që duan të japin për vendin.


Veseli theksoi se zgjedhjet e brendshme në PDK, me mënyrën e organizimit dhe transparencën dhe garën e hapur janë një model për të gjithë Kosovën.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli foli edhe për fokusin që PDK i ka dhënë sektorëve të ndryshëm në Kosovë. Ai tha se me Dekadën e Re do të ketë më shumë zhvillim ekonomik, pasi sektori privat do të mbështetë nga shteti në shumë forma, e në veçanti me politika fiskale që mundësojnë rritjen e bizneseve ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja. Kjo, tha ai, do të sjellë më shumë vende pune.

Me Dekadën e Re, theksoi kryetari Veseli, do të ketë një sistem të drejtësisë më efikas, që do të jetë një shtyllë e fortë për ecjen përpara të shtetit. Ai po ashtu përmendi reformat e mëdha që po bëhen në këtë sektor, por edhe në shëndetësi. Gjendja në spitalet tona, tha ai, po ndryshon rrënjësisht falë angazhimit maksimal të PDK-së.

Gjithashtu, kryetari Veseli theksoi se një fokus i veçantë në platformën e PDK-së do të ketë edhe edukimi i të rinjve. Investimi në këtë fushë, potencoi ai, do të bëhet përmes reformave dhe përshtatjes së arsimit më tregun e punës dhe nevojave që ka shteti i Kosovës.

“Të gjitha këto. Por në veçanti zhvillimi ekonomik dhe integrimi nuk mund të bëhen pa pasur besim në shtetin e Kosovës, në vizionin tonë”, tha ai.

Pas këtyre komunave, kryetari Veseli do të vazhdojë vizitat edhe në degët tjera të PDK-së nëpër Kosovë ku edhe do të hapen zyrtarisht zgjedhjet./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori