Me anë të një dokumentari që pasqyron punën 10 vjeçare të kryetarit të Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Bajram Mulaku, ka filluar tubimi elektoral i kësaj partie në këtë qytet, ku kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se janë krenar që për 10 vite kanë bashkërrugëtuar, ku PDK ka qeverisur një nga qytetet më të vjetra të Kosovës dhe një nga qytetet më të civilizuara.
“PDK do të fitojë fuqishëm në nivelin nacional dhe do të marrë shumicën e komunave, dhe do të fitojë fuqishëm në Vushtrri. Vushtrria është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të PDK-së. Qeverisjen e mirë të Vushtrrisë nga Bajram Mulaku, do ta vazhdojmë me Ferit Idrizin”, tha Vesli.
Kurse, kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, në fjalimin e tij tha se ka përkrah qytetarët e Vushtrrisë, veteranët dhe invalidët e luftës, mësuesit e Vushtrrisë, intelektualët, shoqërinë civile me të cilët u konsultua për programin e tij qeverisës. Ndërsa pohoi se “Kam përkrah bujqit dhe e di se cilat janë problemet e qytetarëve të Vushtrrisë”.
Ai ka falënderuar kryetarin aktual të Vushtrrisë Bajram Mulaku, për të cilin tha se ka qeverisur së bashku me qytetarët.
“Është momenti për ndryshim dhe se ai është forca e ndryshimit. Ne kemi një plan shumë të mirë për katër vitet e ardhshme, plan i cili hap rrugën për investime, siç është parku i biznesit. Objektiv tjetër është ndërmarrësia, do t’i lidhim shkollat drejtpërdrejt me bizneset. Kjo qasje shumë pozitive do t’i hap perspektiven rinisë së Vushtrrisë”, tha Idirzi, raporton KosovaPress.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë