LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Miqësia me ShBA-në dhe Aleancën Veriatlantike është e përjetshme, sikurse liria për të cilën luftuan dëshmorët

Veseli: Miqësia me ShBA-në dhe Aleancën Veriatlantike është e përjetshme, sikurse liria për të cilën luftuan dëshmorët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne për “Epopenë e UÇK-së”, ka thënë se Adem Jashari dhe familja e tij ranë që Kosova të ngritej.

Ai tha se sot kanë bërë realitet ëndrrën të cilën e kishte Adem Jashari dhe dëshmorët e tjerë.


“Sot në këtë ditë të madhe ne përkulemi para kujtimit të gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën e lirë. Ne sot përmes emrave të tyre e definojmë dashurinë për atdheun. Dimensioni tjetër është zotimi ynë për të vazhduar misionin e gjeneratës sonë, fuqizimin e shtetit në çdo fushë. Këtë vit ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit tonë. Së bashku si komb arritëm lirinë, dhe sa gjëra të mëdha kemi arritur në këto dy dekada. E rindërtuam jetën tonë, institucionet, shpallëm pavarësinë, formuam shtetin, si dhe ushtrinë e Kosovës. Këto të tjerëve u janë dashur shumë më shumë se dy dekadë”, ka thënë ai.

Veseli tha se për tërë këto procese në krahë Kosova kishte edhe miqtë e saj.

“Janë edhe miqtë tanë të mëdhenj që qëndruan pranë nesh në këto vite. Janë shtetet demokratike në krye me SHBA-në, që udhëtuan me neve në çdo proces. Lirinë e kemi arritur me çdo çmim. E kemi arritur me partnerët tanë, NATO-n dhe SHBA-në. Kohën e fundit janë shtruar dilema për të ardhmen e këtij partneriteti. Sot është dita t’i heqim këto dilema, dhe t’i bëjmë të pakuptimta këto pikëpyetje. Miqësia jonë me SHBA-në dhe Aleancën Veriatlantike, janë vlera të shenjta të kombit tonë, janë të paprekshme dhe pacenueshme, janë përgjithmonë, si vetë liria jonë për të cilët ranë Jasharët e Prekazit dhe dëshmorë të tjerë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, Kosova asnjëherë nuk do të kthehet pas, por siç tha ai, do të vazhdojë rrugëtimin dhe do të fuqizohet.

“Sot në ditën e Adem Jasharit, dy gjëra ua bëjmë të qartë qytetarëve dhe vetes sonë. Interesi i shtetit është mbi çdo interes tjetër, Kosova nuk do të kthehet kurrë më pas, vetëm do të ecë përpara dhe do të fuqizohet. Lavdi gjithë heronjve të rënë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori