LAJMI I FUNDIT:

Veseli, Kurtit: Me neve nuk ju shitet, veçanërisht me mua

Veseli, Kurtit: Me neve nuk ju shitet, veçanërisht me mua

E plotësuar: Deputeti Kadri Veseli nga PDK-ja, që është edhe i nominuari për kryeparlamentar nga koalicioni PAN tha se nuk është mirë që nga foltorja të bëhen abuzime.

Ai tha se janë organet juridike përgjegjëse që mund të merren me çështjet që iu takojnë, por jo të abuzohet nga foltorja e Kuvendit.


Veseli tha se Kurti dhe partia e tij e kanë sulmuar këtë Kuvend, i ka dërguar 70 dosje kundër Isa Mustafës në Prokurori, ndërsa thash shkon e i lutet për koalicion.

“Me neve nuk ju shitet, me mua jo veçanërisht”, i tha Veseli, Kurtit.

“Unë jam kryetar i PAN-it, ditën të cilën cilado parti i bënë 61 vota le te merr kryetarin e Kuvendit”, tha Veseli.

“E keni nxjerr flamurin kombëtar, pse po nxisni? Çka nëse Lista serbe e nxjerr flamurin e Serbisë”, tha tutje Veseli.

“E kemi të akuzuarin për terrorizëm këtu, e shitet si hero i kombit’, u shpreh Veseli.

“Jam Kadri Veseli dhe si kam borxh askujt. Ky shtet është shumë i shenjtë dhe nuk do ta lejojmë lehtë të abuzohet me të”.

“Albin Kurti bëni 61 vota dhe do ta lëshojmë kryeparlamentarin”.