LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova vendi i vetëm në Ballkan me borxhin publik më të ulët

Veseli: Kosova vendi i vetëm në Ballkan me borxhin publik më të ulët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me të cilën ka diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.

Sipas tij, viti ardhshëm do të jetë, vit i zhvillimit ekonomik.


“Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit. Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat. Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/