LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Karantina të na shërbejë si periudhë reflektimi për kujdes ndaj natyrës

Veseli: Karantina të na shërbejë si periudhë reflektimi për kujdes ndaj natyrës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Tokës ka thënë se qëndrimi në shtëpi gjatë kësaj periudhe bën që të gjithë të ndjejnë mungesën e natyrës.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se karantina duhet të shërbejë si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për trashëgiminë tonë natyrore.


“Dita e Tokës sivjet na ka gjetur të mbyllur në shtëpi, por kjo nuk duhet të na pengojë për të menduar në mënyrë ekologjike për shtëpinë tonë të madhe të përbashkët. Madje besoj se qëndrimi i zgjatur në shtëpi gjatë kësaj periudhe, na ka bërë të gjithëve që t’ia ndiejmë më shumë mungesën natyrës, florës dhe faunës së pasur të Kosovës. Prandaj karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për trashëgiminë tonë natyrore”, shkruan Veseli.

Ai ka thënë se të gjithë mund të bëjnë pjesën që u takon për të mbrojtur mjedisin duke mos ndotur

“Ambienti i gjelbër dhe stili i jetës në harmoni me natyrën duhet parë si parakusht për të pasur një jetë më të shëndetshme e të bukur. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën që na takon për të mbrojtur mbjedisin duke mos ndotur, duke harxhuar më pak burime natyrore apo duke përdorur materiale të ricikluara e burime të energjisë të ripërtëritshme. Gëzuar Ditën e Tokës”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori