LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kaçaniku do të bëhet pjesë e rrjetit nacional dhe ndërkombëtar të rrugëve

Veseli: Kaçaniku do të bëhet pjesë e rrjetit nacional dhe ndërkombëtar të rrugëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës në Kaçanik ka thënë se kjo komunë ka qenë gjithmonë qendër e krenarisë sonë kombëtare.

Ai ka thënë se në të kaluarën ishte bastion i lirisë së Kosovës, por sot është bastion i pathyeshëm i fitoreve të Partisë Demokratike të Kosovës.


“Jemi bërë bashkë për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Kaçanikut, për t’i dhënë një fitore të re Kaçanikut, fitoren e merituar të Partisë Demokratike të Kosovës, me Besimin Ilazin kryetar”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se kur ishte koha për të vendosur për emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, në Kaçanik nuk kishin asnjë dilemë.

“Kryetari i tashëm dhe i ardhshëm i Kaçanikut, Besim Ilazi, është njeriu që secila Komunë e Kosovës do dëshironte ta kishte kryetar”, u shpreh ai.

I pari i PDK-së tha se për Besim Ilazin kryetar, më shumë se gjithçka tjetër, flasin projektet e shumta të realizuara në Komunën e Kaçanikut, në infrastrukturë, në arsim, shëndetësi e në përkrahje të fermerëve të Kaçanikut.

“Besim Ilazi është garanci që zhvillimi në Komunën e Kaçanikut do të vazhdojë. Është granaci për rritjen e investimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë Veseli.

Ai ka premtuar se shumë shpejt Kaçaniku do të bëhet pjesë e rrjetit nacional dhe ndërkombëtar të rrugëve përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Kjo do të hapë perspektivë të re për zhvillimin e këtij rajoni dhe Kaçanikut si komunë”, ka thënë ai.

Lideri i PDK-së ka kërkuar nga kaçanikasit që më 19 nëntor të dalin masivisht dhe të votojnë për kryetarin e tyre, Besim Ilazin.

Në trend

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Kalo në kategori