Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar shoqatën “Zëri i prindërve” në Mitrovicë, ku është takuar me përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve.
Duke iu drejtuar familjarëve të të pagjeturve, kryeparlamentari Veseli tha se meritën kryesore për iniciativën për themelimin e gjykatës për krimet e Serbisë, e kanë vet familjet e viktimave dhe të të pagjeturve, me qëndresën e tyre prej dy dekadash dhe kërkesën e vazhdueshme për drejtësi.
“Që në fillim të punës sime si kryetar i Kuvendit, jam afruar te fotografitë e personave të pagjetur dhe kam bërë nderime. Jemi munduar dhe kemi kërkuar çdo herë informacione për të pagjeturit, por nuk kemi marrë përgjigje. Deri në vitin 2017 Kosova nuk ka pasur të drejtë të trajtojë çështjen e krimeve të luftës. Më 2017 për herë të parë kemi nënshkruar marrëveshje me EULEX-in dhe kompetencat janë bartur te institucionet vendore”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se ka hyrë në këtë proces shumë të rëndësishëm jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për shtetin.
“Një populli që harron, i riciklohet historia. Janë gjëra që kanë të bëjnë me të vërtetën tonë. Unë u kam shkruar nga një letër të gjitha parlamenteve në botë. Duhet të falenderojmë Kongresin Amerikan, i cili është i pari që ka ndërmarrë këtë hap. Për herë të parë në Kongresin Amerikan, përkatësisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, është mbajtur dëgjim publik për dhunimet, vrasjet dhe zhdukjet në Kosovë. Kështu do të vazhdojmë edhe në parlamentet e vendeve të tjera. Jemi në komunikim të vazhdueshëm”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se ekzistojnë shumë dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat duhet proceduar. “Qëllimi i iniciativës për tribunal ndërkombëtar për Serbinë është vënia para drejtësisë e atyre që kanë kryer krime. Dhe nuk do t’i lëmë rehat, deri në fund. Të enjten do ta marrim vendimin për krijimin e komisionit shtetëror. Kam takuar ekspertë juridikë, djem dhe vajza, të cilët janë të sigurt se kjo iniciativë mund të shkojë deri në fund. Besoni në këtë proces dhe ne do t’i shkojmë deri në fund”, tha Veseli.
Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i prindërve” tha se po përcillet me vëmendje iniciativa e kryeparlamentarit Veseli për krijimin e një gjykate ndërkombëtare e cila do të gjykonte krimet serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare gjatë luftës.
Duke vlerësuar lart këtë iniciativë dhe duke ofruar mbështetjen e plotë për kryeparlamentarin Veseli, Qerkini tha se duhet kontribuuar të gjithë për konkretizimin e saj, në mënyrë kriminelët serbë të kapen dhe të japin llogari për krimet e kryera.
“E kemi dëgjuar më vëmendje kryetarin ditëve të fundit, në iniciativën e tij. Kryetari i Kuvendit po ashtu ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, që pak kush e ka bërë jo në Kosovë, por në Evropë, me ekspozitën për të pagjeturit. Ajo ekspozitë është parë edhe në Nju Jork. Po ashtu propozimet konkrete për ndërtimin e Muzeut të gjenocidit dhe memorialit për të dëbuarit, janë veprime shumë të qëlluara dhe ne kemi besim të plotë që kryeparlamentari Kadri Veseli do t’ia arrij t’i realizojë”, theksoi Bajram Qerkini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bëhet thirrje kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje

“Një tjetër fuçi baruti në Evropë”, The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri me Kosovën pas paralajmërimit nga SHBA

Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'