Është hapur festivali olimpik për fëmijët parafillor në stadiumin Fadil Vokrri në kreyqtetin kosovar Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit olimpik për fëmijët parafillorë, e cila u bë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


57485368 2369036379814464 4148788981728804864 n

Duke ju drejtuar sportistëve të vegjël, të pranishëm në këtë ceremoni, kryeparlamentari Veseli paralajmëroi investime edhe më të mëdha në sport dhe infrastrukturën përcjellëse.

“Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës. Jeni pasardhësit e Adem Jasharit, të kampiones Majlinda Kelmendi e shumë kampionëve të tjerë nga të gjitha disiplinat sportive”.

57174880 1217120948461821 4845315639281188864 n

“Kosova është e bekuar që ju ka juve. Do të investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume të bukura anekënd Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

telegrafi sport app