LAJMI I FUNDIT:

Veseli: E gjithë jeta e Gani Sylës ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare

Veseli: E gjithë jeta e Gani Sylës ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ngushëlluar familjen Syla me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe nënkryetarit të komunës së Drenasit Gani Sylaj.

Sylaj ka vdekur sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.


Postimi i Veselit në Facebook:

Gani Syla ishte një atdhetar i madh, gjithë jeta e të cilit ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare. Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e tij sot në mëngjes. Puna e tij do të jetë përherë një shembull frymëzimi. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij.