Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar njërën nga betejat më të ashpra ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë në Grykën e Llapushnikut.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përmasat e luftimeve frontale të Llapushnikut, bënë jehonë në gjithë Evropën dhe rritën besimin e popullatës në forcën e UÇK-së duke masivizuar mobilizimin.
Ai tha se në të njëjtën periudhë një vit më pas, ndodhi “Epopeja e Çabratit” ku forcat heroike të UÇK-së bënë betejën e parë urbane të Luftës së Kosovës.
“Në të dy këto beteja të lavdishme, dhanë jetën për liri dhjetëra luftëtarë e martirë, si tregues që liria paguhet gjithmonë shtrenjtë. Ata na kanë lënë amanet atdheun, për ta mbrojtur e për ta mbajtur të paprekshëm. Na kanë lënë amanet Kosovën, që ta zhvillojmë e shndërrojmë në një vend të begatë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OAK e suspendon prokurorin disiplinor, Veseli thotë se ndodhi për shkak se trajtoi një rast disiplinor të kryetarit të Odës
Prokuroria po zhvillon hetime për masakrën në Dubravë, 40 të pandehur
Mega-operacioni nga SPAK, arrestohet në Itali Arian Tuku – dhëndri i ish-deputetit të PS
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251