Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Global Woman”.

Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën e saj profesionale dhe personale.


Ndër të tjerash, këngëtarja prishtinase ka realizuar edhe një set fotografik shoqërues për revistën, përpara aparatit të fotografit Norik Uka.

vesaluma 279012347 487486899791168 3689578239282149715 n

Fillimisht, këngëtarja e hitit “Edhe një fundvit” pozoi me një modikim interesant të veshjes tradicionale shqiptare të njohur në popull si ‘minton’.

vesaluma 278845953 3071882576410163 3444323060843117238 n e1650805531734

Me këtë, Luma ka dashur të simbolizojë siluetën e shqiponjës, në shenjë patriotizmi si dashuri që ndjen për vendin, ani pse ndodhet larg.

vesaluma 278831820 529518292128550 6944917777629542290 n e1650805544867

E njëjta ka realizuar edhe plot fotografi të tjera tërheqëse për revistën, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“S’kam harruar të qesh jo”, shkroi Vesa në mbishkrimin e disa prej fotografive, ku shihej me buzën në gaz.

vesaluma 279017230 827824848215314 2915358641788145742 n

Këngëtarja përndryshe ka vite që është shpërngulur në kontinentin oqeanik së bashku me burrin dhe djalin e saj, për një jetë më të mirë në Zelandën e Re. /Telegrafi/

vesaluma 278947497 665321467876815 1465505099596060257 n

vesaluma 278996380 385327463463336 6614098617805441507 n

vesaluma 279007222 1002275533740476 6237501405115873428 n