LAJMI I FUNDIT:

Versioni superluksoz i Mercedesit prej 105 mijë eurosh (Foto)

Versioni superluksoz i Mercedesit prej 105 mijë eurosh (Foto)

Firma Carlex Design ka vendosur klasën Mercedes X në një trajtim të veçantë, për konsumatorët që dëshirojnë që pick-up e tyre të dallojnë nga rrobat e gatshme.

Në fakt, Maybach ishte inspirim për detaje stilistike të karrocerisë, por edhe në kabinën e modifikuar të Mercedes pick-up.


Kjo kënaqësi do t’iu kushtojë blerësve 105.000 euro, në versionin bazë, ndërsa sipas dëshirës, klientët mund të shpenzojnë edhe më shumë para, pasi Carlex do t’i plotësojë kërkesat shtesë.

Carlex Design e ka quajtur versionin e klasës X si “Yachting Edition” dhe vetura në fotografitë promovuese është krahasuar me jahtin e vërtetë. /kp/Telegrafi/