LAJMI I FUNDIT:

Versioni plotësisht elektrik i BMW M3 konfirmohet për vitin 2027

Versioni plotësisht elektrik i BMW M3 konfirmohet për vitin 2027

Sedani i gjeneratës së ardhshme BMW M3 me performancë të lartë do të jetë i disponueshëm për herë të parë në historinë e markës si një automjet tërësisht elektrik në vitin 2027, konfirmoi shefi i zhvillimit të produkteve të kompanisë Frank Weber.

“Modeli M3 i ardhshëm do të jetë plotësisht elektrik me bateri”, tha Weber, duke shtuar se super-sedani i ardhshëm do të jetë gjithashtu i disponueshëm si një model motori me djegie që paraqet një version të modifikuar të motorit aktual 3.0-litërsh turbo benzinë me gjashtë cilindra me emrin S58, transmeton Telegrafi.


Lajmet për versionin elektrik M3 vijnë disa muaj pasi shefi i BMW M, Frank van Meel tha se marka pret të shesë më shumë automjete elektrike me bateri (BEV) dhe hibride plug-in (PHEV) se sa modelet me djegie të pastër nga viti 2028.

Pra, vendimi për të zhvilluar një M3 me emetime zero nuk është një surprizë e madhe. /Telegrafi/