LAJMI I FUNDIT:

Versioni i përditësuar i aplikacionit “TVSH-ja ime” tashmë i qasshëm në disa sisteme celulare

Versioni i përditësuar i aplikacionit “TVSH-ja ime” tashmë i qasshëm në disa sisteme celulare

Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska informoi se versioni i ri i aplikacionit “TVSH-ja ime”, është tashmë i qasshëm për shfrytëzuesit e “Huawei”-t dhe “iPhone”-it, ndërsa pritet miratim edhe nga “Play store”, duke përmendur se aplikacioni ka rregulla të reja dhe politikë të privatësisë.

“Pas tre viteve të domosdoshme janë ndryshime në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’, për shkak se kemi numër të madhe të shfrytëzuesve. Përditësimi ka përfunduar për shfrytëzuesit e ‘Huawei’ dhe ‘iPhone’ dhe ata mund ta shkarkojnë versionin e ri, ndërsa nga ‘Play store’ ende nuk kemi informatë kthyese kur versioni i ri do të vendoset në qarkullim”, tha Llukarevska në intervistë për Televizionin Kanal 5.


Llukarevska tha se aplikacioni ka rregulla të reja, politikë të privatësisë, si dhe numër të madh të shfrytëzuesve për këtë arsye edhe po zvarritet procesi për kontrolle.

“Këto rregulla nuk varen nga ne si institucion, por nga ekipi që e rregullon sistemin. Presim që së shpejti kjo të zgjidhet”, shpjegoi Llukarevska.

Ndërkohë, theksoi ajo, si alternativë shfrytëzuesit mund t’i përdorin barkod lexuesit dhe skanerët në të gjithë njësitë rajonale të DAP-it.

Nga viti 2023, siç potencoi Llukarevska, do të rritet shuma e limitit nga kthimi i TVSH-së.

Lidhur me ribalancin e buxhetit dhe masat e reja, Llukarevska, theksoi se janë ndarë më shumë mjete për kategori të targetuara të qytetarëve dhe se të njëjtat do të implementohen në kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori