LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Pejë, nënkryetari i komunës: Situata është e qetë, rrugët janë të kalueshme

Vërshimet në Pejë, nënkryetari i komunës: Situata është e qetë, rrugët janë të kalueshme

Nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, ka folur për situatën në këtë komunë pas reshjeve të shumta të shiut që filluan të dielën.

Vërshime pati edhe të martën pasi lumi “Qokolica” doli nga shtrati dhe uji mori një pjesë të qytetit.


Asllani në një prononcim për Telegrafin tha se situata aktualisht është e qetë dhe i është rikthyer normalitetit.

“Situata është shumë e qetë sot. Mbrëmë ka pasur dalje të lumit ‘Qokolica’, i cili ka marrë një pjesë të qytetit dhe sheshit. Kjo ka zgjatur rreth një orë derisa është liruar një bllokim që ka qenë aty dhe më pas situata është rikthyer në normalitet”, deklaroi ai.

Nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani

Sa i përket rrugëve, Asllani tha se bazuar në të dhënat që kanë siguruar nga terreni, të gjitha janë të kalueshme.

“Janë disa rrugë që sipas fotografive që i kemi siguruar nga terreni, ka pengesa pasi ka gërryerje të skajeve të rrugëve, por janë të kalueshme. Rruga ‘Azem Bejta’ nuk është plotësisht e kalueshme, por është duke u punuar në të dhe pritet që sanohet brenda një ore”.

Ai tutje shtoi se nuk kanë shifra për vlerën e dëmeve dhe se për këtë kanë formuar një Komisioni, i cili pritet që brenda kësaj jave të dalë me pasqyrë të saktë.

“Për vlerën e dëmeve nuk kemi akoma shifra. Kemi formuar një Komision i cili është duke punuar. Dje kemi pasur një takim edhe me Komisionin që është formuar në nivel vendi dhe komisionet tona janë në koordinim me të. Ata brenda kësaj jave besoj se do ta kenë një pasqyrë të saktë pasi terreni i Komunës së Pejës është bukur i gjerë dhe është vështirë të kemi konstatime me vlera ose shifra. Ne i dimë përafërsisht dëmet që janë shkaktuar, por duhen konstatime më të sakta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori