Shumë komuna të Kosovës një muaj më parë u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi, mirëpo ende qytetarëve të dëmtuar nuk iu është bërë kompensimi i dëmit.

Në lidhje me këtë, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi tha për Telegrafin se vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet janë kryer, mirëpo ende nuk kanë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës se kur do të bëhet kompensimi i dëmit.

“Vlerësimet i kemi kryer. I kemi dërguar materialet dhe vlerësimet në ministritë përkatëse. Dëmet që janë shkaktuar në bujqësi i kemi dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa dëmet që janë kryer në ekonomi familjare e në prona në të cilat ka hyrë uji brenda i kemi dërguar në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ndërsa të veturave i kemi lënë si pjesë e veçantë, veç kemi dëshmuar që kanë qenë nën ujë, sepse ne nuk mund të bëjmë vlerësimin e veturave s’kemi kapacitet për vlerësimin e  tyre. Diku 100 vetura që kanë qenë në ujë dhe i kemi lënë si pjesë shtesë në vlerësimet që i kemi bërë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, janë rreth 190 shtëpi të banuara të cilat janë vërshuar nga uji dhe rreth 100 vetura të dëmtuara.

Qetësohet situata nga vërshimet në Fushë Kosovë, banorët presin kompensimin e dëmeve Qetësohet situata nga vërshimet në Fushë Kosovë, banorët presin kompensimin e dëmeve

“Në pronat familjare, vlerësimi i dëmit që e kemi bërë është 520 mijë euro, ndërsa në bujqësi 103 mijë euro, ndërsa veturat nuk mund t’i vlerësojmë. Shtëpia në të cilat ka hyrë uji janë diku 190 shtëpi të vërshuar, disa të dëmtuara më shume e disa më pak”, tha tutje ai.

Krasniqi tha se në mënyrë të vazhdueshme do të bëjnë presion tek Qeveria që të arrihet kompensimi i këtyre dëmeve.

“Nuk kanë dhënë kohë qeveria se kur do të bëhet kompensimi i dëmit, por ne do të bëjmë presion tek ta”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ekipi i Telegrafit, i pati vizituar nga afër qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës të cilët ishin dëmtuar nga reshjet e shiut dhe borës, për të cilën Komuna kishte deklaruar se ekipet patën dal në terren për vlerësimin e këtyre dëmeve. /Telegrafi/

Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova