LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet dëmtojnë gypin e ujësjellësit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Vërshimet dëmtojnë gypin e ujësjellësit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se reshjet atmosferike në orët e mbrëmjes kanë dëmtuar gypin e ujit në Fshatin Hajvali.

Si pasojë e këtij dëmtimi, njoftohet se disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë mbrëmjes së sotme.


Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik vetëm gjatë mëngjesit të ditës së nesërme (martë) do të mund të furnizohen me ujë të pijshëm, njofton ujësjellësi.

Njoftimi i plotë i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”:

Para pak çastesh , është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet.

Pa ujë të pijshëm janë: Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.

Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes.

Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes.

Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë!