LAJMI I FUNDIT:

Vërshime në disa pjesë të Kosovës nga reshjet e dendura të shiut

Vërshime në disa pjesë të Kosovës nga reshjet e dendura të shiut

Reshjet e mëdha të shiut gjatë orëve të hershme të mëngjesit kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë komunën e Malishevës, disa fshatra përreth saj, fshatin Poklek të Drenasit.


Qytetarët kanë raportuar për vërshime edhe në Rahovec dhe rrethinë.

Vërshimet në Ratkoc/Rahovec

Telegrafi ka siguruar disa pamje të këtyre përmbytjeve.

Ndryshe, nga Komuna e Drenasit kanë bërë të ditur se ekipet emergjente janë në teren për t’i evituar problemet nga reshjet e shiut.

“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Situatë e rënduar në Gjakovë, vërshime të mëdha nga reshjet e dendura të shiut dhe borës
Lexo po ashtu Situatë e rënduar në Gjakovë, vërshime të mëdha nga reshjet e dendura të shiut dhe borës

Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhej në njoftimin për media.

IHK njoftoi se nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë. /Telegrafi/

Pamje nga Poklek/Drenas
Pamje nga Poklek/Drenas
Pamje nga Poklek/Drenas

Vërshimet në Ratkoc/Rahovec: