LAJMI I FUNDIT:

Vero dhe Jumbo qiramarrësit e parë në “LA PLAZA KUMANOVO MALL”

Vero dhe Jumbo qiramarrësit e parë në “LA PLAZA KUMANOVO MALL”

“La Plaza Kumanovo” është kompleksi i parë bashkëkohor multifunksional në Kumanovë. Përvojën dhe ekspertizën afatgjatë ndërkombëtare që investitori LIKO PROEKT e transferoi në tregun e brendshëm rezultoi me një projekt që parashikon strehim në 180 njësi banimi, të plotësuar me hapësirë ​​afariste të shitjes me pakicë në dy nivele të mbyllura dhe një nivel të hapur. Edhe një konfirmim tjetër i standardit të lartë të projektit është hapësira e parkimit e zgjidhur plotësisht, me një numër adekuat të hapësirave të parkimit të dhëna për banuesit dhe më vete për qendrën tregtare.

Projekti është një koncept i integruar për strehimin (banim), për pazar, gastronomi dhe argëtimin me një sipërfaqe të ndërtuar bruto prej 56,538 m², nga të cilat 18,398 m² qendër tregtare. Të frymëzuar nga ideja e krijimit të një hapësire bashkëkohore multifunksonale, qendra tregtare “La Plaza Kumanovo Mall” i pasqyron nevojat reale të banorëve të qytetit të Kumanovës dhe zonës përreth. Unikaliteti dhe vendndodhja tërheqëse i mundësojnë këtij projekti që në fazën e ndërtimit të ndërmarrë pozicionin si Destinacioni kryesor në qytet.

“Ne jemi këtu për qytetarët e Kumanovës. Po ndërtojmë një ndërtesë me vlerë të qëndrueshme për të cilën banorët dhe qyteti do të krenohen. Përmes këtij projekti mundësojmë stil cilësor jete në qytetin tonë. Për banorët dhe vizitorët ne krijojmë një hapësirë ​​për shijimin maksimal të aktiviteteve të përditshme nëpërmjet ofertës së një numri të madh të përmbajtjeve. Në projektim dhe ndërtim i aplikojmë standardet më të larta botërore”, – deklaroi Nuzhdet Ramadani, pronar i LIKO PROEKT.

Me hapjen e planifikuar në tremujorin e tretë të vitit 2022, qendra tregtare do të mundësojë disa marka të reja vendase dhe ndërkombëtare të pozicionohen për herë të parë në tregun lokal. “La Plaza Kumanovo Mall”, përfshin një supermarket, aktivitete shërbimi, marka të modës, qendër mobiljesh në një sipërfaqe prej 3.800 m 2 , propozime të ndryshme për kalimin e kohës së lirë, por edhe shumë karakteristika të tjera tematike që korrespondojnë me një kompleks të kësaj shkalle dhe cilësie.

Agjenti ekskluziv i qiradhënies së “La Plaza Kumanovo Mall” është FORTONMKA, pjesë e aleancës Cushman & Wakefield.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që jemi pjesë e projektit “La Plaza Kumanovo” nga fazat më të hershme të planifikimit. Kumanova ka qenë në fokusin e zinxhirëve tregtarë për një kohë të gjatë, kështu interesimi për këtë qendër tregtare është i pritshëm. I veçojmë Vero dhe Jumbo si qiramarrësit e parë që u është mundësuar hapësirë ​​në përputhje me kërkesat e tyre specifike. Ne presim përmbushje të plotë gjatë ndërtimit”, – tha Katarina Nikolov, Drejtor e Operativ i Cushman & Wakefield FORTONMKA.

“La Plaza Kumanovo” është duke u ndërtuar në mënyrë aktive, 60% e punëve ndërtimore të projektit kanë përfunduar.