Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot ditën e parë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë prej ku u bë thirrje për paqe, siguri dhe harmoni brenda familjes dhe shtetit në përgjithësi.
Në mesazhin e tij me rastin e faljes së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli për sigurinë në vend, për shkak të tensioneve në komunat në veri të vendit.
Ai apeloi Qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të angazhohen edhe më shumë në shtensionim të situatës, përmes dialogut.
“Gjendja e sigurisë në vendin tonë nuk është e qëndrueshme sa dhe si duhet. Tash e sa muaj në veri kemi tensionim të gjendjes. Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në shtensionim të situatës dhe uljen e tensioneve. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, larg nga përdorimi i dhunës…
Kosova ka kufijtë e vet, ka sovranitetin e vet dhe Kushtetutën që duhet respektuar në çdo anë që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve. Lutemi në këtë ditë feste, që në Kosovë të mbretërojë paqja, siguria, toleranca, siguria, respekti dhe qetësia”, u shpreh ai.
Myftiu Tërnava tha po ashtu se harmonia brenda familjes është thelbi i një shoqërie të shëndoshë.
Në Ditën e parë të Kurban Bajramit, ai theksoi rëndësinë e vizitës në Qabe, duke thënë se është obligim për ata që kanë mundësi.
Ai tha se në vendet e shenjta sot janë 1600 qytetarë nga Kosova, të cilët iu janë bashkangjitur lutjeve ndaj Zotit, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë njerëzit pa dallim.
“Islami dy festat i ka lidhur edhe me të mira materiale… Vlera e këtyre ditëve është e madhe. Prej tyre dallojmë ditën e djeshme, dhe ditën e sodit, të Bajramit, dhe lutja më e mirë sot është ‘nuk ka të adhuruar tjetër përveç Zotit një, ai nuk ka ortak’. Haxhi bart edhe ndjenjën e vëllazërisë mes njerëzve nga të gjitha vendet e botës… Në Festën e Kurban Bajramit, besimtarët prenë edhe kurban. Qëllimi i prerjes së kurbanit është afrimi edhe më i madh tek Zoti, duke e rikujtuar në vazhdimësi emrin e Zotit”, tha Tërnava, raporton kp.
Ai theksoi se stabilitetin dhe funksionalitetin e një shoqërie më së shumti e kërcënojnë veprat e këqija dhe dhuna në të gjitha llojet e tyre.
Tradhtia bashkëshortore, bixhozi dhe alkooli, dhe përdorimi i substancave narkotike, sipas tij e dëmtojnë më së shumti shoqërinë.
Duke folur për rëndësinë që paqja ka në islam, Tërnava theksoi se të gjitha llojet e dhunës janë në kundërshtim me parimet fesë islame, ndërsa më e rrezikshmja është ajo brenda familjes.
“Elementi tjetër që më së shumti kërcënon shoqërinë është dhuna brenda familjes, e cila vërehet shumë pak. Ajo në të shumtën e rasteve mbahet e fshehtë dhe në shumë raste mbetet e padukshme, e strukur në harresë dhe si e tillë mbetet e padënueshme, ngase tek ne fatkeqësisht mbretëron mendësia se kjo është pjesë e jetës private.
Dhuna asnjëherë nuk është mjet për zgjedhje të problemeve… Degradimi i familjes në masë të madhe ka shkaktuar kriza, janë shtuar divorcet, janë pakësuar lindjet. Kemi shumë fëmijë të braktisur, shumë nëna kanë mbetur tek familjarët, kemi shumë fëmijë pa përkujdesje, që braktisin shkollën, të rinj që qëndrojnë në rrugë, merren me alkool e prostitucion”, tha ai.
Ai nuk la pa përmendur as këtë herë ikjen e të rinjve nga vendi, derisa tha se problem tjetër është edhe asimilimi i shqiptarëve.
Çështje tjetër e ngutshme me të cilën duhet të merret Qeveria e Kosovës, Tërnava tha se duhet të jetë krijimi i kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi.
“Shqetësim tjetër shumë i madh është asimilimi i shqiptarëve para syve tanë, brenda trojeve tona. Dhe, ne sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Ata, vëllezërit dhe motrat tona po harrojnë gjuhën shqipe, po harrojnë traditën dhe zakonet që kanë mbajtur gjithherë të freskët shpirtin e shqiptarit… Institucionet tona duhet të merren shumë shpejtë me këtë problematikë, për të parandaluar këtë dukuri”, vijoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe