LAJMI I FUNDIT:

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, Kica-Xhelili: Edhe qytetarët laikë-juridikë i frikësohen zbatueshmërisë së Projektligjit për Byronë Shtetërore

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, Kica-Xhelili: Edhe qytetarët laikë-juridikë i frikësohen zbatueshmërisë së Projektligjit për Byronë Shtetërore

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion është miratuar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit.


“Ky projektligj ka për qëllim se në rast se Byroja vlerëson qe dikush ka pasuri e cila është e pajustifikueshme kërkon nga ai zyrtar, që ta arsyetojë para Byrosë. Një nga debatet e shumta që është bërë në këtë drejtim ka qenë që do t’i vihet Byrosë për ta konfiskuar, por kjo nuk është e vërtetë, këtë e bën Gjykata Themelore në Prishtinë”, tha Haxhiu.

E anëtarja e këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se derisa luftimi i krimit dhe korrupsionit janё treni i fundit qё tё këndellim shoqërinë, ёshtё detyrё po aq e rёndёsishme qё tё sigurohen se janё ndёrmarrё tё gjitha garancionet e mundshme ligjore tё pamundёsimit tё shfrytёzimit tё kёsaj Byroje pёr qёllime jolegjitime.

Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë
Lexo po ashtu Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Ajo tha se nuk pajtohet që frikë duhet të kenë veç ata që kanë bërë krime.

“Në parim krejt po e dimë çka është synimi i këtij projektligji, po duam t’i ndjekim të gjithë ata që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Nuk pajtohem me kolegun që duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime, sepse ke qytetarë të thjeshtë laik-juridik që i frikësohen zbatueshmërisë jo pse kanë kryer krime, por që nuk po e dinë zgjerueshmërinë dhe aplikueshmërinë e këtij ligji”, u shpreh Kica-Xhelili.

Ajo shtoi se nuk duhet të merret frika si diçka negative.

“Përkundrazi mendoj që frika është mënyra e vetme që evitohen qysh në start problemet në zbatueshmërinë e ligjit më vonë”, tha deputetja e LVV-së.

Ajo shtoi se ky projektligj, ёshtё ndёr ligjet me ndjeshmёrinё mё tё lartё tё kёsaj qeverie, që nёnkupton pёrkitazi, ndjeshmёrinё mё tё lartё edhe tё Komisionit pёr Legjislacion nё aspekt tё trajtimit pёrmbajtёsor.

Ndryshe opozita ka konsideruar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues. Sipas tyre, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori