LAJMI I FUNDIT:

Vera Ora zgjedh një fotografi të rrallë të Ritës nga fëmijëria për t’i uruar ditëlindjen e 29-të

Vera Ora zgjedh një fotografi të rrallë të Ritës nga fëmijëria për t’i uruar ditëlindjen e 29-të

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nesër (e martë), feston ditëlindjen e 29-të.

Me këtë rast, një urim i përzemërt nuk ka munguar as nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, e cila ka vendosur të urojë të bijën përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram.

Ajo ka zgjedhur dy imazhe, një kur ishte Rita e vogël dhe në tjetrën fotografi shfaqet e gjithë familja Ora, momente këto shumë të bukura për t’u kujtuar.


https://www.instagram.com/p/B5TQie7AjzX/

“Urime ditëlindjen Rita Pita! Ne të duam shumë. E kam thënë njëherë dhe po e them prapë: Zemra juaj ka qenë gjithnjë më e madhe se sa trupi juaj. Rita Pita me zemër. Urimë ditëlindjen”, ka shkruar mes të tjerash ajo në gjuhën angleze, por me një frazë të shkurtër në atë shqipe – duke mos i harruar asnjëherë rrënjët e tyre.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Nga ana tjetër, këngëtarja Ora është shumë e lidhur me nënën e saj, madje shpesh në evenimente muzikore shfaqen përkrah njëra-tjetrës.

https://www.instagram.com/p/B404IPugvuh/

Ylli shqiptar po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në karrierën muzikore, ndërsa sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Ditë më parë, në njëvjetorin e lansimit të albumit “Phoenix”, Rita i falënderoi fansat dhe paralajmëroi gjëra të reja për vitin 2020, duke treguar që këngët e tij janë dëgjuar jo më pak se 2.2 miliardë herë vetëm në Spotify. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Kalo në kategori