LAJMI I FUNDIT:

Veprat më të njohura të pionierit të muzikës elektronike, Klaus Schulze

Veprat më të njohura të pionierit të muzikës elektronike, Klaus Schulze

Multi-instrumentalisti gjerman Klaus Schulze, puna e të cilit ka pasur ndikim të madh te shumë gjenerata të muzikës elektronike, ka vdekur dje në moshën 74-vjeçare.

Frank Uhle, drejtor menaxhues i labelit SVP, ka shkruar: “Do të na mungojë një mik i mirë, një nga kompozitorët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të muzikës elektronike, një njeri me bindje dhe një artist i jashtëzakonshëm … Natyra e tij gjithmonë gazmore, shpirti i tij novator dhe vepra e tij mbresëlënëse mbeten të rrënjosura në mënyrë të pashlyeshme në kujtimet tona”.


Schulze krijoi vepra unike: tingujt e tij shihen si bazë e muzikës ambientale dhe njuejxh, ndërsa sensi i tij i ritmit i shprehur përmes sekuencave elektronike, e hapi rrugën për tekno, trans dhe zhanre tjera të densit.

Schulze lindi në Berlin në vitin 1947. Luante në instrumente të ndryshme, derisa nuk u bë baterist i grupit Tangerine Dream (1969). Ishte pjesë e albumit debutues të grupit, por shpejt u largua për të formuar një grup tjetër, Ash Ra Tempel – me kitaristin Manuel Gottsching dhe basistin Hartmut Enke. Ky partneritet zgjati gjithashtu me vetëm një album, për ta vazhduar pastaj solo-karrierën.

Albumi i tij i parë solo ishte “Irrlicht” (1972), një kompozim me katër pjesë që përfshinte manipulimin me një organo të prishur, regjistrime të një orkestre dhe një përforcues për ta krijuar murin e tingullit. Nisi të përdorte sintetizatorë në albumin e tij të ardhshëm, “Cyborg” (1973), dhe vazhdoi tutje me eksperimente duke e ndërtuar diskografinë me afro 50 albume – përfshirë albume të koncerteve dhe të muzikës së filmave.

Pas vetes la gruan, dy djem dhe katër nipër e mbesa.

Më poshtë është lista e përpiluar nga Guardian, e veprave më të veçanta të tij. /Telegrafi/

Tangerine Dream – Journey Through a Burning Brain (1970)

Ash Ra Tempel – Amboss (1971)

Klaus Schulze – Satz: Ebene (1972)

Klaus Schulze – Bayreuth Return (1975)

Klaus Schulze – Mindphaser (1976)

Go – Time Is Here (1976)

Klaus Schulze – Georg Trakl (1978)

Richard Wahnfried – Druck (1981)

Klaus Schulze, Pete Namlook, Bill Laswell – Three Pipers at the Gates of Dawn Pt 5 (1996)

Klaus Schulze & Lisa Gerrard – Loreley (2008)