Venera Lumani dhe Lind Islami kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"A thu" mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vet artistja me muzikë të realizuar nga Islami.

Screenshot 23 25 Foto: Screenshot/YouTube

Producimin e këtij projekti e ka bërë Elgit Doda me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.

Për videon ndërkohë u kujdes Papadhimitri Film Production.

Screenshot 24 20 Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja vijnë me një interpretim të shkëlqyer, ku edhe shquhen për vokalin e tyre.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të çiftit. /Telegrafi/