LAJMI I FUNDIT:

Venecia, gati për festivalin e filmit

Venecia, gati për festivalin e filmit

Ditët me rrugë të shkretuara, gondola të boshatisura dhe heshtje të pazakontë, duken tashmë të largëta për Venecian. Qyteti lagunë i është rikthyer jetës së zhurmshme, e bëhet gati të mirëpresë festivalin e parë të filmit në botë, në periudhë pandemie.

Turistët vërshuan sërish drejt qytetit piktoresk, ku një pianist i veshur me smoking, ofron muzikë për turmat që mrekullohen me sheshin e famshëm të San Marcos.


Taksitë ujore janë të mbushura me vizitorë dhe gondola u janë rikthyer bindshëm punës. Megjithatë kjo periudhë e vitit do të karakterizohej nga një atmosferë më e nxehtë, ndërsa numërimi mbrapsht për festivalin e Venecias ka nisur.

Pandemia e koronavirusit nënkupton radhë të reduktuara, ndërsa adhurues entuziastë nuk do të lejohen të rrethojnë yjet e kinemasë, për autografe apo fotografi. Kështu, gjatë mbajtjes së festivalit, qyteti nuk do t’i ngjasojë vetes së tij më të zhurmshme në periudhën e para pandemisë.

Ai i Venecias do të jetë festivali i parë i madh ndërkombëtar që do të zhvillohet fizikisht e jo virtualisht pas emergjencës shëndetësore. Ai nis të mërkurën dhe do të zgjasë deri më 12 shtator. Protokollet strikte të Covid-19 nënkuptojnë se kontrolli i temperaturës, maskat, distancimi social dhe dezinfektuesit do të jenë pjesë e rëndësishme e këtij edicioni. /A2CNN/

Në trend Kultura

Më shumë
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
“Lufta civile shqiptare”

“Lufta civile shqiptare”

Daut Dauti
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
ADAMI

ADAMI

Poezi
Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Kulture
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
Kalo në kategori