LAJMI I FUNDIT:

Me vendosjen e luleve para përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup, u shënuan 60 vjet nga ngjarja tragjike

Me vendosjen e luleve para përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup, u shënuan 60 vjet nga ngjarja tragjike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, delegacioni qeveritar, delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ambasadorë dhe delegacione nga misionet diplomatike dhe konsullore në vend sot, me rastin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, vendosën lule para Përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit.

Delegacioni i Qeverisë ishte i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit, Agim Nuhiu.


Këtë vit shënohen 60 vjet nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet qyteti humbi shumë bashkëqytetarë, pësoi dëme të pariparueshme, por fitoi betejën me fatkeqësinë më të madhe natyrore.

“Në këtë ditë, ne u kushtojmë respektin e duhur viktimave të tërmetit dhe shprehim mirënjohjen tonë të pamasë për të gjithë nga e gjithë bota që ndihmuan që qyteti të restaurohet dhe të gjallërohet me një fytyrë të re. Shkupi është bërë qytet solidariteti, i njohur për bashkimin e mesazheve botërore të ngushëllimit dhe ndarjes me dhimbjen dhe humbjen e bashkëqytetarëve tanë”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Me rastin e 26 korrikut, ditës së përkujtimit të tërmetit katastrofik, Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organzojnë një program multimediat të titulluar simbolikisht “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë” me të cilin përmes një sërë ngjarjesh kulturore do të shënohen kujtimet e pasojave nga tërmeti katastrofik.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori