Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë rrugë për tu rikthyer në vendlindje.
Arritja në kryeqytetin shqiptar pritet të bëhet rreth orës 15:30, ndërsa lojtarët do të priten nga kryeministri Edi Rama.

Por festa e madhe e heronjve tanë do të jetë në sheshin ‘Nëna Terezë’.


Mijëra tifozë pritet të mblidhen në shesh për të festuar paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në Evropian.

Dalja e lojtarëve në skenë pritet të bëhet në ora 19:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app