Qeveria sonte e vendosi pllakën me emrin e ri të shtetit para hyrjes së objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Emri "Qeveria e Republikës së Maqedonisë" krahas gjuhës shqipe dhe maqedonase është shkruar dhe në gjuhën angleze, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo vjen si pasojë e marrëveshjes së Prespës ku vendi ynë ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut. Vendkalimet kufitare ishin ndër institucionet e para që ndërruan tabelat me emrin e ri.

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri grek Alexis Tsipras vjen për vizitë zyrtare në Shkup./Telegrafi/

qeveria e RMV së Foto: AIM