LAJMI I FUNDIT:

Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e gjykatës në Mitrovicë

Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e gjykatës në Mitrovicë

Mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica” janë hasur në objektin e gjykatës në Mitrovicë.

Siç njofton policia, këto mbishkrime janë vendosur nga katër persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si “Vandalizëm”.


“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Socialdemokrate (PSD), gjatë një aksioni simbolik ka vendosur mbishkrime të tilla në sheshet dhe rrugët e Prishtinës.

Sipas tyre Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti. Ata kanë thënë se “Zajednica” po bëhet mbiemri i Kurtit.

“Asociacioni u pagëzua “Zajdenicë”. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, thuhej në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori