LAJMI I FUNDIT:

BE vendos të financojë projektin e hekurudhave në Kosovë

BE vendos të financojë projektin e hekurudhave në Kosovë

Liderë të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot bashkë me liderë ballkanikë në Paris për të diskutuar për gjendjen pas BREXIT-it.

Në takim, ku morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollande dhe shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, u vendos për disa projekte.


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjithashtu pjesëmarrës në këtë takim, ka konfirmuar se BE ka marrë vendim për të financuar projektin e rëndësishëm të hekurudhave të Kosovës.

“Samiti #ParisBalkans2016 është përmbyllur me rezultate konkrete, një prej të cilave është vendimi për financimin e një projekti të rëndësishëm të hekurudhave në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj në Twitter, raporton Koha.net.