LAJMI I FUNDIT:

Vendos Apeli, Shukri Bujës i vjetërsohet lënda ku akuzohej për korrupsion

Vendos Apeli, Shukri Bujës i vjetërsohet lënda ku akuzohej për korrupsion

Katër vite pasi që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte ngritur një aktakuzë për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, rasti ka përfunduar pa marrë një aktgjykim meritor.

Kjo pasi që, Gjykata e Apelit ka nxjerr aktgjykim refuzues ndaj Bujës për shkak se vepra penale për të cilën akuzohej ai është vjetërsuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Deri te vjetërsimi, përkatësisht arritja e afatit të parashkrimit absolut ka ardhur pasi që Gjykata Supreme, më 17 mars të këtij viti e kishte anuluar një aktgjykim të mëhershëm të Apelit, me të cilin Buja ishte dënuar me një vit burgim dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim në shkallë të dytë.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e marrë më 12 prill 2021 ka vendosur që të refuzojë akuzën ndaj Bujës me arsyetimin se vepra penale e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, për të cilën akuzohej Buja, ka arritur afatin e parashkrimit më 7 mars 2021.

Kësisoj, sipas vendimit të Apelit, i bie që Gjykata Supreme e kishte anuluar dënimin ndaj Bujës dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim, 10 ditë pasi që vepra penale për të cilën akuzohej ai kishte arritur afatin e parashkrimit absolut.

Në arsyetimin e aktgjykimit të Apelit, thuhet se rasti është kthyer në rigjykim nga Supremja vetëm për një pikë të aktgjykimit, përkatësisht për pjesën ku Buja ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në këtë pikë, Buja akuzohej se kishte lëshuar një urdhëresë për regjistrimin dhe bartjen e një prone më datën 7 mars 2011, me çka akuzohej se kishte kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas Apelit, vepra penale për të cilën akuzohej Buja parashihte dënim maksimal prej pesë viteve, ndërsa afati i parashkrimit për këtë vepër penale është po ashtu pesë vite, kurse, ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit.  /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori