Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për ta lëshuar për qarkullim të automjeteve urën e Ibrit, ka ngjallur reagime të shumta.
Derisa asamblistë të këtij Kuvendi presin që ura të lëshohet për qarkullim sa më shpejt, qytetarët serbë të veriut thonë se tani nuk është koha për vendime të tilla.
Mirëpo, ndryshe shprehen shqiptarët që jetojnë në qytetin e ndarë. Sipas KFOR-it, kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.
Asamblistët e Mitrovicës së Veriut po presin që niveli qendror ta japë sa më shpejt dritën e gjelbër për ta hapur për qarkullim të automjeteve urën mbi lumin Ibër. Një vendim të tillë po e mirëpresin edhe qytetarët e komunitetit shqiptar, por jo edhe të atij serb.
Mirëpo, asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në veri, Aida Ferati-Doli, e cila parashtroi kërkesën në kuvendin komunal, thotë se lëshimi i urës për qarkullim është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Por, mendime të ndryshme kanë qytetarët shqiptarë e atë serbë që jetojnë në qytetin e ndarë.
“Nuk është ende koha për hapje po besoj, pasi të konstituohet ky Asociacioni edhe mundet” , deklaroi një qytetar. Derisa një tjetër tha se: “kjo duhet të ketë qenë e lirë pas luftës por si kanë dhënë rëndësi sepse deri tani do të duhej të ishte lëshuar”.
Pas vendimit për hapjen e urës për qarkullim, asambleja komunale e veriut synon të nxjerrë edhe një vendim rreth rindërtimit të xhamisë afër saj.
Sipas analistit Nexhmedin Spahiu, ura ka qenë pretekst, pasi problemi kryesor qëndron te xhamia.
Rihapja për qarkullim të veturave e “Urës së Ibrit” është përkrahur nga qeveria, por jo edhe nga Bashkimi Evropian, nga i cili kanë thënë se tani nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa, nga KFOR-i kanë thënë për RTK-në se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë