LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i kushtetueses për pagat, qeveria s’ka plan “B”

Vendimi i kushtetueses për pagat, qeveria s’ka plan “B”

Katër milionë eurot e shkurtuara nga zyrtarët e emëruar tashmë janë ndarë për luftë kundër korona virusit. Por, pasi Gjykata kushtetuese solli vendim që kjo nuk është kushtetuese, që gjykatësit, prokurorët, deputetët dhe drejtorët të marrin paga minimale prej 14.500 denarëve, tani Qeveria duhet të paguaj paga të plota që sillen nga 55 e deri më 90 mijë denarë.

“Rreth 4 milionë euro ishte vlera e pagave nëse do të merrnin pagë minimale, dekreti që ishte për personat e zgjedhur dhe të emëruar. Bëhet fjalë për rreth 240 milionë denarë. Tani flasim për shfuqizimin e dekretit kurse praktikisht 240 milionë denarë me shpërndarjen e kryer… me çka duhet të bëjmë ndryshim shtesë nëse mbeten pagat e pa shkurtuara në anën e shpenzimeve”-tha Nina Angellovska- ministre e financave.


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se zyrtarët e emëruar do të marrin paga të plota, me reagim doli edhe Komisioni anti- korrupsion ku anëtarët u përfshinë me masën të marrin paga minimale. Gjykatësit kushtetues nuk kanë pasur përplasje interesash gjatë vendimmarrjes, edhe pse kanë vendosur për veten e tyre, pasi vendimi i përfshin edhe ata.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit:

“Duke pasur parasysh që kompetenca e Gjykatës kushtetuese vërtetohet vetëm me kushtetutë ndërsa Gjykata kushtetuese është organi i vetëm në Republikë i cilin e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë dhe vendos për pajtueshmërinë e ligjeve dhe pajtueshmërinë e dispozitave tjera dhe kontratave kolektive me Kushtetutë, konsiderojmë që në këtë rast, nuk është tejkaluar interesi personal në kryerjen e veprimtarisë zyrtare”

Me vendimin e Kushtetueses, paga të plota për muajt prill dhe maj do të marrin gjykatësit, prokurorët, deputetët dhe drejtorët. Gjithashtu pagë të plotë do të marrin edhe nëpunësit administrativ.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori