LAJMI I FUNDIT:

Vendi më i qetë në botë: Në këtë qytezë ndalohet përdorimi i televizionit, telefonave mobil e internetit (Video)

Vendi më i qetë në botë: Në këtë qytezë ndalohet përdorimi i televizionit, telefonave mobil e internetit (Video)

Paramendojeni jetën pa telefona të mençur, kompjuterë, laptopë e internet. Në qytezën Green Bank në pjesën perëndimore të Virginia, një jetë e tillë është normale për 143 banorët e kësaj qyteze.

Qyteza gjenden në të ashtuquajturën “zona e qetë”, ku gjendet edhe Observatori Nacional i Astronomisë me radio teleskopin më të madh në botë, transmeton Telegrafi.


Teleskopi peshon 7.7 tonë, ndërsa është aq i madh sa që brenda tij mund të ndërtohet një stadium futbolli. Kjo pajisje është shumë e ndjeshme ndaj çdo interference të të gjitha pajisjeve elektronike, dhe siç thotë Michael Holostein, drejtori i Observatorit, me fuqinë e tij “mund të ndjej dhe mbledh energjinë e një pajisje më të vogël elektronike”.

Por, për të funksionuar si duhet kjo pajisje, televizionet, telefonat mobil, kompjuterët, pajisjet bluetooth, mikrovalët, lojërat dhe telekomandë dhe madje dyert automatike të garazhit duhet të ndalohen, pasi çdo pajisje pengon punën e teleskopit.

Në këtë qytezë madje ekziston një kamion që mat radiovalët, për të parandaluar ndonjë interferim.

Në Green Bank, banorët përdorin telefona fiks për të mbajtur kontakte me njëri-tjetrin, kurse internetin mund ta përdorin vetëm nëse është i lidhur me “dial-up”.

Edhe pse shumë e konsiderojnë si qytezë të papërshtatshme për jetë normale, banorët e asaj zone thonë se nuk u mungon asgjë, pasi kurrë nuk kanë pasur pajisje moderne.

Adoleshenti Barry Byas, pranoi se nuk ndihet keq që nuk ka qasje në rrjetet sociale. Gjithashtu nuk i pengon që nuk mund t’ju shkruaj mesazhe shokët kur i nevojiten.

“I shoh çdo ditë në shkollë, por nëse më nevojiten diçka urgjent më duhet të shkoj tek shtëpitë e tyre”, ka shtuar ai.

Banorët e kësaj qyteze pretendojnë se janë shumë të kënaqur me jetën e qetë, që u mundëson të afrohen me njerëzit në mënyrën e duhur.

“E dini çfarë? Me telefon mobil nuk mund ta shikoni dikë në sy, apo të shkoni tek shtëpia e tyre të bisedoni apo të shtrëngoni duart me ata, apo thjesht të përqafoheni dhe t’i pyesni si janë”, ka deklaruar Shary Chestnut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori